Ligji për Qeverinë është gati – Miratohet në maj

Aktuale

Ligji për Qeverinë është gati – Miratohet në maj

Më: 14 prill 2019 Në ora: 22:29
Qeveria e Kosovës

Krahasimi mes Qeverisë enorme të Kosovës prej 22 Ministrave  dhe asaj modeste të Zvicrës që nuk e kalon as 10, së shpejti mund të jetë i pavlefshëm.

Tashmë është gati Draft-Projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.

Njëri nga opsionet është që pas miratimit të  këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra .

Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.

Kordinatori Nacional  për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projektligj deri në dorën finale do  inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyçura në Proces.

“Do te lidh kryeministrin me funksionimin e të gjitha ministrive kryesisht në aspektet që lidhen në politikë bërje, në koordinim horizontal të politikave zhvillimore dhe në raport me institucionet e tjera, si parlamenti dhe presidenca” ka thënë ai për klankosova.

Plani është që projektligji për qeverinë të miratohet në muajin maj. Kësisoj pas reduktimit të ministrave i bije që uljen më të madhe ta ketë numri i zëvendës ministrave për çka kabineti i Haradinajt, mban rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat