Koalicioni PAN “ka ra nga provimi, por me gjoks po e shtynë”

Aktuale

Koalicioni PAN “ka ra nga provimi, por me gjoks po e shtynë”

Nga: N.Sh Më: 15 prill 2019 Në ora: 08:56
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, thotë se, papërgjegjësia e kësaj klase politike po zgjatë me dekada në Kosovë.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se, deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me largimin e njerëzve nga Kosova se si ‘ata janë gëzuar që po gjejnë një vend pune në Gjermani’ do të ishte skandaloze po të thuhej kudo në botë.

Sipas tij, kjo është ikje prej përgjegjësisë dhe hudhje e duarve në ajër përballë gjendjes në vend. Abazi thotë se kjo është mungesë përgjegjësie dhe paaftësie.

Tutje Abazi shprehe se kjo klasë politike e cila po na udhëheq, ka rënë nga provimi, por më gjoks po e shtynë, pasi rezultatet janë negative, ndërsa as 12% të detyrave nuk i kanë kryer.

Ja postimi i plotë:

Papergjegjesia qe po zgjate me dekada

Sjellja e njerezve ne krye te institucioneve reflekton sjelljen e gjithe establishmentit. Paaftesia me pa paaftesine eshte mungese totale e pergjegjesise per veprimet dhe pasojat e veprimeve. Deklarata e kryeministrit lidhur me largimin e njerezve dhe se si "ata jane te gezuar se po gjejne nje pune ne Gjermani ose kudo tjeter sepse ketu nuk kemi nje pune", do te ishte deklarate skandaloze kudo ne bote. Ikja prej pergjegjesise dhe hudhja e duareve ne ajer perballe gjendjes ne vend eshte mungese pergjegjesie dhe paaftesi per te pare paaftesine. E vertete eshte se e keqja dhe mungesa e prosperitetit nuk ka filluar dje dhe pergjegjesit kryesore jane Klani PRONTO jo vetem per mungese te vizionit zhvillimor por si duket edhe per orkestrimet e krizave dhe ngulfatjen e hapesires per zhvillim, por po aq e vertet eshte se Haradinaj i eshte bashkuar kesaj te keqe duke e bere edhe me keq per nje kohe te shkurter. Fjalia nese dikush mundet le te vije ne vendin tim eshte forma se si e shohin shtetin dhe pozitat e larta shteterore.

Kjo klase politike qe eshte tani ne udheheqeje ka rene nga provimi por me gjoks po e shtyen. Rezultatet jane negative, as 12 % te detyrave nuk i kane kryer. Pyetja nese dikush eshte me i zoti nuk eshte relevante dhe eshte defansive, keta qe jane ne shtet nuk meritojne te udheheqin me shtetin sepse rezultatet i kane te kqija me pasoja shume te renda. A ka njerez me te zote e me te pergaditur, sigurisht qe po, a ka njerez qe kane perkushtimin per te bere reformen e e madhe per te ngritur standardin e aplikimit te drejtesise, po natyrisht qe ka. A ka njerez qe duan te perpalsen me njerezit qe rrihen neper kuvende zgjedhore te nenedegeve e degeve te partive te pareformuara - jo. Ata njerez qe kane dinjitetin dhe respektin per veten, per shoqerine, vendin dhe kombin nuk jane njerezit qe hyjne ne gare per t'u grushtuar me ata qe jane deri ne fyt ne krim dhe korrupcion. Ata kane per te ikur sa me larg prej nje fryme te tille.

Si duket kultura e papergjegjesie e ka edhe nje dimension tjeter. Kur te gjithe te thone se e ke keq tendenca e ketyre njerezve eshte qe me kokefortesi te vazhdojne hapjen e gropes ne te cilen jane duke thelluar edhe me tutje hendekun.

Ne nje fjalim tjeter Haradinaj ka thene se nuk duan te na lene te dejgim qymyrin e vendit tone por te jemi te varur nga te tjeret. Prodhimi i eneregjise elektrike eshte vertet proces i nderlikuar dhe ka efekte anesore te shumta, Cka nuk po pres eshte qe Haradinaj se bashku me te gjitha qeverite e tjera deri tani te kuptojne se si ne fakt prodhohet energjia elektrike, as nuk po pres me i kuptu tregjet nderkombetare, ndoshta as nuk po pres me kuptu traktatin e Athines me te cilin obligohemi, sepse te gjitha keto kerkojen studim te thelle edhe vullnet politike. Por cfare po pres eshte qe se paku te behen te menqur e te shohin gjendjen e vendit, tymin e obiliqit, degradimine tokes dhe pluhurin e gjendjne shendetsore te vendit. Per keto nuk ka nevoje te behet studim, keto shihen me sy, natyrisht nese syte jane te lidhur me racionalitetin dhe pergjegjesine.

Hall i madh, perveq qe nuk ka asnje sinjal qe insitucionet po flasin me analize per problemet e as per zgjeidhjet, ato publikisht jane duke pranuar papergjegjesine, mungesen e dijes dhe qellimin e keq per pasurim ne situaten ne te cilen gjendet vendi. Nese duhet thjeshtuar plotesisht: kjo i bie qeverite, pa perjashtim, jane ketu per ta mirembajtur fukarallakun, kur nuk muden ju hapin deren qe njerezit te mos protestojne dhe vazzdojne duke vjedhur e keqtrajtuar ate qe ka mbetur.

Halli i dyte i madhe eshte qe kur individet kane papergjegjesi totale por e kane fuqine atehere e vetmja forme per ta permbysur nje mentalitet te tille eshte qe fuqia e popullit dhe masave te mobilizohet deri ne ate mase sa fuqia e te pappergjgjeshmeve largohet nga sistemi.

Nuk ka shfajsim ka barazim te paleve qe jane duke e mirebajtur sistemine kalbur ne papergjgegjesi.

Ilustrimet:

Dhendri i Haradinaj eshte shef tek sigurimet

Dhendri i Kuqit eshte sekretar permanent ne Ministrine Integrimeve Evropiane, bashkepunetore i gruas se Veselit

Vjaza e filanit te PDK eshte ne Banken Qendrore

Djali Fistekut te NISMA eshte punesu ne Poste

Tezaket ne grupine dialogut

Djali tezes se gruas me intervenim te deputetit ne autoritetin e konkurrences, e vajza e tezes se gruas, prap me intervenim ne agjencionin tjeter.

Qytetaret jane para ambasadave, pa intervenim, jo pse nuk kane rroge por nuk po dojne me i pa me keta qe ju ka humbur edhe fetyra edhe nderi. Nuk po duan te jetojne me papergjegjesine.

Papergjegjesia ndalet me pergjegjesi dhe pergjegjegjesia e vetrme qe na duhet si qytetare eshte me qene te pergjegjshem dhe te vetedijshem per fuqine e votes qe kemi. Vetem keshtu ne mnyre krejt demokratike fuqia e qytetarit behet me madhe se fuqia e nejrezve te papergjegjshem ne sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat