Tahiri: Me Kodin e Procedurës Penale askush nuk mund ta sfidojë ligjin

Aktuale

Tahiri: Me Kodin e Procedurës Penale askush nuk mund ta sfidojë ligjin

Më: 15 prill 2019 Në ora: 13:20
Kuvendi i Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri tha se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale askush nuk mund t’i ikë drejtësisë.

Tahiri u shpreh se është tejet e nevojshme që të votohet ky projekt kod me qëllim që të komplet reforma në procedurën penale.

Ai tha se prioriteti kryesor i tij për të kompletuar këtë projekt kod, kanë qenë që fuqizimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pari i sistemit të drejtësisë së Kosovës, tha se me ndryshimet që janë bërë përmes këtij projekt-kodi të Procedurës Penale, kjo ministria i ka kryer edhe obligimin e fundit për reformë evropiane.

Nga ndryshimet e reja, Tahiri tha se askush s’mund t’i ikë drejtësisë dhe askush s’mund të sfidojë ligjin në Kosovë.

Tahiri: Prej 647 neneve të Kodit të Procedurës Penal 220 janë harmonizuar me parime të larta ligjore

“Karakteristika themelore që përmban ky projekt kod janë si në vijim nga 547 nene që i ka kodi aktual 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe janë harmonizuar me parimet më të larta të një sistemi ligjor efikas dhe të drejtë, pjesa më e rëndësishme e ndryshimeve kanë pasur këto neneve që lidhen me adresimin e problemeve praktike që janë hasur gjatë zbatimit të tyre. Një pjesë e konsiderueshme të tyre po ashtu është ndryshuar po ashtu është ndryshuar me qëllim të avancimit të punës sipas praktikave më të mira ligjore dhe gjyqësore, një pjesë tjetër është hartuar me qëllim të përmbushjes së obligimeve dhe rekomandimeve nga raportet e Komisionit të Kuvendit Evropian” ka deklaruar Tahiri.

Tahiri po ashtu bëri të ditur se me këtë projekt kod koha e hetimit mund të zgjas në një periudhë prej 4 vitesh.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se për shkak të disa shqetësimeve për disa nene të përfshira në projekt kodin e Procedurës Penal, si komision për legjislacion nuk do e përkrahin këtë projekt kod.

Haxhiu: Kemi shqetësime për nenin për suspendim të personave zyrtar nga detyra

“Njëra prej shqetësimeve të anëtarëve të komisionit për Legjislacion pas të cilave më pastaj ka ndodhur edhe kërkesa për mos votim të këtij projekt kodi kanë qenë pikërisht nenet që iu referua ministri i Drejtësisë neni 177 që flet për suspendimin e personit zyrtar nga detyra, pastaj neni 306 që flet për gjykimin në mungesë, por po ashtu një prej diskutimeve  të cilat i kemi pasur në komision ka qenë edhe zgjatje  afatit të hetimeve për prokurorët nga 2 në katër”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat