A do t’a mbjellë një pemë Kurti, kjo është përgjigja e VV-së për Haradinajn - Bota Sot
A do t’a mbjellë një pemë Kurti, kjo është përgjigja e VV-së për Haradinajn

Aktuale

A do t’a mbjellë një pemë Kurti, kjo është përgjigja e VV-së për Haradinajn

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:57
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Megjithëse raportet në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, momentalisht nuk qëndrojnë aq mirë, Haradinaj zgjodhi që kundërshtarin e tij politik ta sfidojë pak ditë më parë. Por, fushata “Mbjellë një pemë”, po shihet nga VV-ja si sfidë fëmijërore, ndërkaq nga kjo parti kanë bërë të ditur se Kurti nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës.

I pari në listën e atyre që kryeministri Ramush Haradinaj nominoi në sfidën “Mbjellë një pemë”, ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Përderisa disa nga të tjerët që u nominuan iu përgjigjen pozitivisht ftesës, i vetmi politikanë që Haradinaj sfidoi nuk e ka ndërmend të mbjellë pemë, në kurriz të kësaj nisme.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë bërë të ditur se janë duke pritur debat politik në mes të liderëve, e jo sfida të cilat i kanë quajtur fëmijërore.

“Ne po presim të bëhet një debat politik mes liderëve, jo këso sfidash fëmijnore”, ka thënë për express, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së.

 Tutje nga partia që udhëheq Albin Kurti po kritikojnë këtë nismë, duke thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet nga kryetari i komunës, kryhet nga kryeministri që me ligj do të duhej të ishte duke udhëhequr negociatat Kosovë-Serbi.

“Kryetari i Komunës që duhet të mbjellë pemë ndërkohë kryeministri që me ligj i takojnë negociatat mbjellë pemë. Kjo përfundon në një paradoks ku askush nuk e bënë mirë punën e vet duke u fshehur prapa punës së tjetrit”, thonë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, ditë më parë nga zyra e kryeministrit ka filluar nisma “Mbjellë një pemë”, nga ku janë sfiduar disa nga fytyrat publike për të mbjellur pemë në vende të ndryshme të Kosovës. Haradinaj për këtë sfidë, pasi u nominua nga  ish-presidentja Atifete Jahjaga zgjodhi kopshitin parashkollot Milingonat në Kodrën e Trimave, nga ku shkroi se ka synuar që përmes kësaj të bartë shembullin edhe te fëmijët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...