Thaçi: Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave

Aktuale

Thaçi: Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave

Nga: Z.B Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:13
Foto nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është takuar me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, përcjell, “Bota sot”.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në këtë takim u bisedua edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme

Postimi  plotë:

Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian. Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë. HTH
 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat