Hoxhaj: Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Aktuale

Hoxhaj: Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Nga: Z.B Më: 15 prill 2019 Në ora: 17:54
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur deklaratën e Kuvendit të Kosovës, që u miratua sot, e cila kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim, përcjell "Bota sot"

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se,Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile.

Postimi i plotë:

Miratimi i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në seancën e sotme, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile. Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat