Komuna e Prishtinës në gjumë, semaforët nuk punojnë që disa ditë

Aktuale

Komuna e Prishtinës në gjumë, semaforët nuk punojnë që disa ditë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:44
Semaforet neper qytet

Semafori në qendër të Prishtinë ka disa ditë që nuk punon për këmbësorë, raporton Express.

Ky semafor gjendet në lagjen Dardania, në një rrugë udhëkryqi.

Qytetarët e Prishtinës ka disa ditë që po përballen me probleme të një semafori i cili gjendet në qendër të Prishtinës.

Ky semafor punon vetëm për makinat, por nuk për këmbësorë.

Çdo ditë këmbësorët janë të hutuar, dhe nuk kanë siguri në kalimin e rrugës për shkak se, drita e semaforit punon vetëm në ngjyrën e kuqe, ndërsa kur i vjen radha dritës së gjelbër, nuk punon aspak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat