Krasniqi: Kosova nuk mund të ec përpara me cuba

Aktuale

Krasniqi: Kosova nuk mund të ec përpara me cuba

Nga: N.H Më: 15 prill 2019 Në ora: 21:28
Faik Krasniqi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se, është hipokrizi të bëhet paralele në mes të konsolidimit të shtetit të Gjermanisë dhe Kosovës.

Krasniqi ndër tjerash, thotë se, Kosova kishte diasporën e fuqishme dhe shtetet më të fuqishme në botë që ndihmuan, përcjell “Bota sot”.

Ai nënvizon se Kosova nuk mund të ec përpara me cuba, çobanë, gjysmë-analfabetë dhe hajna që shtetin e konsiderojnë pronë private.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Eshte hipokrizi te behet paralele ne mes te konsolidimit te shtetit te Gjermanise dhe Kosoves. Gjermania doli nga lufta rrafsh per toke. Kosova doli nga lufta e shkaterruar, por as nata me dite s'mund te krahasohet me gjendjen e pasluftës ne Gjermani. Kosova kishte diasporën e fuqishme dhe shtetet me te fuqishme ne bote qe ndihmuan.

Gjermania brenda tre viteve konsolidoi shtetin dhe per ato tre vite kerkoi mirekuptim nga populli gjermane qe punonin me paga te vogla.

Kosova s'mund te ec perpara me cuba, cobana, gjysme-analfabeta dhe hajna qe shtetin e konsiderojne prone private. S'mund te ec me mentalitet te odave. Prandaj s'mund te presim me mire. Shteti nuk eshte lope me mjele!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat