Avdyli: Çdo pretendent për lider të LDK-së që sarrakuqet nga frika për të kritikuar punën e Hashim Thaçit, nuk duhet të pretendojë fronin e LDK-së

Aktuale

Avdyli: Çdo pretendent për lider të LDK-së që sarrakuqet nga frika për të kritikuar punën e Hashim Thaçit, nuk duhet të pretendojë fronin e LDK-së

Nga: Z.B Më: 15 prill 2019 Në ora: 22:26
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se, cdo pretendent për lider të LDK-së që sarrakuqet nga frika për të kritikuar punën së Hashim Thaqit, sdo duhej as të pretendoj fronin e LDK-së, përcjell “Bota sot”.

Avdyli përmes një statusi në Facebook ka folur për intervistat e ish-presidentit, Fatmir Sejdiu. Avdyli thotë se, ?. Pa përgjigje, pa asnjë fjalë kritike. Gadi sa nuk filloi edhe ta lëvdronte, sedi pse ka frikë një politikan i kalibrit të Presidentit Sejdiu për të thënë qartë se regresi i këtij vendi fillon me ardhjen në pushtet të Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Çdo pretendent për lider të LDK-së që sarrakuqet nga frika për të kritikuar punën së Hashim Thaqit, sdo duhej as të pretendoj fronin e LDK-së . Sepse LDK ka nevojë për lider guximtarë që thot hapur kritikat por edhe autokritikat, por edhe LDK-në e mban si parti të parë e jo patericë. Pyetja në 2 intervistat e Presidentit Sejdiu, si e vlerësoni punën e HTH si president?. Pa përgjigje, pa asnjë fjalë kritike. Gadi sa nuk filloi edhe ta lëvdronte. Sdi pse ka frikë një politikan i kalibrit të Presidentit Sejdiu për të thënë qartë se regresi i këtij vendi fillon me ardhjen në pushtet të HTh. Me të filloi keqqeverisja , me të filloi keqpërdorimi i parasë publike, me të lulëzoi nepotizmi e korrupsioni. Hashim Thaqi e solli gjykatën speciale , ai e shtroi në tavolinë shkëmbimin e territoreve tona e shumë të këqija tjera. Por Presidentit si shpëtoi asnjë fjalë edhe pse pyetjet ishin direkte. Kurse për Isa Mustafën kishte shum për të thënë. Ndoshta do ti falej edhe kjo ,po ta kishte të njëjtin guxim edhe me Hashimin por jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat