Haradinaj: I trishtuar për zjarrin që përfshiu Katedralën Notre-Dame

Aktuale

Haradinaj: I trishtuar për zjarrin që përfshiu Katedralën Notre-Dame

Nga: Z.B Më: 15 prill 2019 Në ora: 22:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas djegies së katedrales Notre Dam në Paris, që është djegur, nga një zjarr që ra gjatë ditës së sotme, përvjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi ka shkruar se, është i trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris!

Postimi i plotë:

I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris! Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat