A i ka rënë autoriteti Konjufcës?! Flet Aliu

Aktuale

A i ka rënë autoriteti Konjufcës?! Flet Aliu

Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:29
Liburn Aliu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka komentuar deklaratën e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeparlamentar i vendit, Kadri Veseli, se shefit të Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, i ka rënë autoriteti.

I pyetur nëse ka rënë besueshmëria e Konjfucës, Aliu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se përkundrazi ajo është rritur.

“Jo, absolutisht jo. Përkundrazi, vetëm sa është përforcuar”, ka deklaruar Aliu. “Edhe kredibiliteti i Glaukut, edhe përgjithësisht Lëvizja Vetëvendosje”, ka shtuar ai.

Aliu ka thënë se VV’ja është përballur me sulme shpifëse, të cilat vetëm sa e kanë bërë partinë e Albin Kurtit më të fortë.

“Nëse ka qenë synimi për ta dëmtuar lëvizjen, ka qenë plan i gabueshëm”, është shprehur ai, teksa i është referuar deklaratës së deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, se Konjufca ka qenë pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Duke komentuar më tej deklaratën e Veselit, të bërë gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, të hënën, për autoritetin e Konjufcës, Aliu ka thënë: “Zoti Veseli ka qejf ta shohë VV’në të dëmtuar, reputacionin e Konjfucës të dëmtuar”.

“VV është pengesë e një procesi dëmtues për Kosovën, i cili tash sa vite e ka dëmtuar në vazhdimësi Kosovën, dhe e ka sjellë në gjendje para kolapsi”, është shprehur ai.

Sipas tij, për këtë kolaps është fajtore në radhë të parë PDK’ja dhe shefi i saj, Veseli.

Veselit “i konvenon dobësimi i VV’së dhe dobësimi i kredibilitetit të Konjfucës, që është shef i Grupit Parlamentar”, ka vlerësuar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat