Glauk Konjufca: Aida Dërguti ka qenë në SHIK

Aktuale

Glauk Konjufca: Aida Dërguti ka qenë në SHIK

Më: 16 prill 2019 Në ora: 00:24
Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka akuzuar ish-kolegen e tij partiake, tani deputete e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, se dikur ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, i njohur gjerësisht si SHIK.

Konjufca, i cili vetë u përball me akuza nga ish-kolegu i tij partiak, tani deputet i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, se ka qenë pjesëtar i SHIK’ut, ka thënë se Dërguti ka qëndruar një kohë të shkurtër në këtë organizëm.

“Prej të gjithëve në Kryesinë e VV’së, e kemi ditur se vetëm një anëtare ka qenë një kohë të shkurtër në SHIK”, ka deklaruar Konjufca në KTV.

“Ajo është Aida Dërguti, kolegia e Dardan Molliqajt”, shtoi ai. “Ajo vetë e ka pranuar, e më duket se e ka thënë edhe në media”.

Glauk Konjufca në këtë intervistë ka mohuar se ka qenë vetë ndonjëherë në SHIK.

“Po të kisha qenë në SHIK, unë do ta pranoja”, ka thënë ai.

“Unë jam prej deputetëve që kam kërkuar hetimin e SHIK’ut. Unë kërkoj qe t’i publikojne krejt dokumentet e kësaj organizate. Krejt dokumentet”, ka thënë Glauk Konjufca.

“Aida Dërguti, në një forme, ma ka shprehur keqardhjen e saj për krejt këto që po ndodhin, duke pasur parasysh se çfarë beteja kemi si vend”, tha Konjufca, kur u pyet se çfarë i ka thënë Dërguti për akuzat e Molliqajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat