Sali Berisha shpërndan foton publikuar nga Xhevdet Mazrekaj të Baton Haxhiut: Ky bashkëpunëtor i regjur i Stanishiqit

Aktuale

Sali Berisha shpërndan foton publikuar nga Xhevdet Mazrekaj të Baton Haxhiut: Ky bashkëpunëtor i regjur i Stanishiqit

Nga: D.RR Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:45
Baton Haxhiu

Ish kryeministri demokrati i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar fotografinë e postuar nga botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, ku shihet Baton Haxhiu me tre gishtat e ngritur lartë.

Berisha në Facebook shkruan se, “ky bashkëpunëtor i regjur i Stanishiqit, që pozon me simbolin e padronëve të tij barbar duke folur në një medie serbe, udhëheq jo vetëm propagandën e copëtimit të Kosovës në Prishtinë, por është njëkohësisht shefi i Miladinit”.

Postimi i plotë:

Argat in chef, Baton Stanishiq!

Miq, ky bashkepuntor i rregjur i Stanishiqit, qe pozon me simbolin e padroneve te tij barbar duke folur ne nje medie serbe, udheheq jo vetem propaganden e coptimit te Kosoves ne Prishtine por eshte njekohesisht shefi i Miladinit, albanofob shqipfoles te Prishtines dhe Zografit bis te Tiranes dhe nderlidhes i tyre me presidentin serbomadh, antishqiptar te terbuar Vuçiç. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat