Veseli kujton Shkëlzen Haradinajn

Aktuale

Veseli kujton Shkëlzen Haradinajn

Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:40
Shkëlzen Haradinaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Shkëlzen Haradinajn në 20-vjetorin e rënies së tij.

“Lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e Shkëlzenit dhe gjithë heronjve të kombit”,  shkruan Veseli në Facebook.

Postimi i Veselit

Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkëlzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat