Kukan: BE po tregon “mungesë lidershipi” në dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale

Kukan: BE po tregon “mungesë lidershipi” në dialogun Kosovë – Serbi

Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:53
Eduard Kukan

Kështu ka theksuar shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan, duke e kritikuar BE-në për mungesë të lidershipit në udhëheqjen e dialogut mes dy palëve.

“Unë i kërkoj falje zonjës Mogerini, por BE qartë ka dëshmuar mungesë të udhëheqjes së dialogut. Këto bisedime si këto mund të kenë sukses vetëm nëse dëshmoni lidership të fuqishëm. BE duhet të jetë me e fortë dhe më e vendosur, të parashikojë më mirë ngjarjet dhe të reagojë në to”,ka thënë Kukan.

Ai thekson se dialogu është bllokuar për një periudhë të gjatë kohore pa një reagim adekuat të BE-së në të. Progresi është i mundur vetëm me presion të fortë të huaj dhe me udhëheqjen e BE.

“Shumë do të varet nga figura e përfaqësuesit të lartë apo përfaqësueses që do marr rolin ndërmjetës në dialog “, tha Kukan.

“Pa një presion të fortë të jashtëm dhe lideship të BE-së nuk mund të ketë përparim në dialog. Ish-diplomati sllovak dhe deputeti evropian në dy mandate ka thënë se në parlamentin e ri do të jetë më vështirë të mbahet “momentum” për bashkëngjitje të Ballkanit perëndimor në BE”.

“Pa përfshirjen e Ballkanit perëndimor nuk mund të flasim për Evropë të plotë, po kjo nuk është pozicioni i shumë kolegëve deputet por edhe politikanëve në Evropën perëndimore. Besoj se procesi i zgjerimit të vazhdoj por do të jetë i domosdoshëm dhe ky është mesazhi im për regjionin” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat