Gent Cakaj shkarkon Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë

Aktuale

Gent Cakaj shkarkon Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:30
Gent Cakaj

Ministri për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shkarkuar Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.

Sipas burimeve, Cakaj në shkarkimin e Pacollit, e ka vlerësuar se ai në cilësinë e konsullit nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë.

Po ashtu, sipas këtyre burimeve, Pacolli është vlerësuar se ai nuk është as i përshtatshëm në aspektin moral për të qenë Konsull Nderi i Shqipërisë, në Kosovë.

Cakaj gjithashtu ka nisur edhe procesin e Konsujve të nderit të tjerë në Kosovë, e që gjithsejt janë pesë (5) të tillë./blic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat