Haradinaj: Pavdekësia e tyre ecen krah për krah me lirinë e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Pavdekësia e tyre ecen krah për krah me lirinë e Kosovës

Nga: Z.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:30
Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bënë homazhe në nderim të veprës heroike të luftëtarëve të spikatur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, pavdekësia e tyre ecen krah për krah me lirinë e Kosovës, thirrjës së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitur.

Postimi i plotë:

Homazhe në nderim të veprës heroike të luftëtarëve të spikatur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. Ata ranë që të ngritët një popull i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij. Pavdekësia e tyre ecen krah për krah me lirinë e Kosovës, thirrjës së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitur. Lavdi e përjetshme!RH
 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat