Haradinaj: Goditjet nën brez nga vëllezërit e motrat tona nuk janë në rregull

Aktuale

Haradinaj: Goditjet nën brez nga vëllezërit e motrat tona nuk janë në rregull

Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejojnë që te ndahet Kosova e as të preken kufijtë e saj, e që sipas tij kushdo që shkon asaj rruge e ka gabim.

Nga Gllogjani kryeministri Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë gabime në interes të atdheut, ndërsa ka thënë se do të vijë dita kur do të skuqen ata që po i bëjnë vprime të padrejta në kohën kur po përballemi me Serbinë.

Kreu i Qeverisë tha se derisa janë duke u përballur me agjendat e Vuçiqit për ta ndarë Kosovën, goditjet që sipas tij vijnë nën brez nga vëllezërit e motrat tona, nuk janë në rregull.

Haradinaj: Do të skuqen ata që po bëjnë veprime të padrejta kur po përballemi me Serbinë

"Pushtetet shkojnë e vijnë, unë i kam kaluar nja 12, 13 vjet në opozitë, jo si do që flejnë tek gratë e tek fëmija e tyre sot ose ku me ditë ku shkojnë e shëtitën, por i kam kaluar disa vite edhe në burg. Kurrë nuk jam ligur, kurrë nuk kam bërë gabime në interes të atdheut, as unë e as familja ime. Ata që po koriten shumë e kanë për vete, por do të vijë dita kur shumica prej tyre kanë me u skuq për ato që po i bëjnë që janë të padrejta në kohën kur jemi duke u përballur me Serbinë, me agjendat e Vuqiqit, me planet e tij për të ndarë Kosovën, me planet e ndërkombëtarëve tjerë me na e ulë kokën, goditjet që vijnë nën brez vëllezërve e motrat tona nuk janë në rregull. Do ta korrigjojnë vetën ata që e dinë si kemi ardhur deri këtu, sa vështirë ka qenë dhe çka na pret përpara dhe nuk e kanë korrigjuar vetën as atëherë të gjithë, por i kemi përballuar edhe atëherë , do t'i përballojmë edhe tash dhe do të ecim përpara", tha ai.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për akuzat ndaj tij se i ka falur Malit të Zi pjesë të territorit të Kosovës, ku ka deklaruar se kushdo që e thotë këtë gënjen.

Haradinaj: Nuk është falë as Çakorri e as Kulla

"Nuk është e vërtetë ato goditjet që i japin nën brez plot në Kosovë nuk janë të vërteta. Nuk është e vërtetë që Kosova e ka fal Çakorrin, jo Ramushi po Kosova, as Çakorrin as Kullën. Ju e dini ne shpesh nuk i kemi deklaruar krejt rrjedhat e punëve që i kemi bërë, ju ka ra pak befasi plotëve edhe ushtria kur iu ka ardhur punë e kryer, po nuk kanë besuar që kryhet. Plot kanë menduar që janë veç fjalë, veç rrena, po sot kemi ushtri. Nuk është fal Çakorri as Kulla, rren është, krejt ata që rrejnë e dinë që janë duke rrejtur. Por e bëjnë për arsye të ulëta. Nuk do të lejojmë të ndahet Kosova as me u prek kufijtë e Kosovës, as toka e Kosovës, as territori, kush shkon asaj rrugës e ka gabim, qoftë vëlla i yni qoftë tjetër. Miqve iu bëjmë thirrje, nuk keni aleat më të fortë se shqiptari në Ballkan, që jemi pro perëndimor euroatlantik. Pra, duhet t'i kryejmë punët e Kosov ës", tha Haradinaj.

I pari i Qeverisë së Kosovës nga vendlindja e tij ka deklaruar se Kosovën do ta dërgojnë aty ku i takon, sipas tij Kosova do të anëtarësohet në OKB e në NATO.

Haradinaj: Kosovën do ta dërgojmë aty ku i takon

" Shikoni, ne kemi me e çu Kosovën ku i takon, në familjen e popujve e shteteve, pastaj një Kosovë popull e shtet i pavarur e i anëtarësuar në OKB e në NATO. Le të vendos si do të sillet ndaj vëllezërve të tjerë të vet, vëllezërve e motrave shqiptare, nga Shqipërisë, ndaj vëllezërve të tjerë, e mendoj se do të sillet siç i takon. Kurrë nuk ka me e korit vetën Kosova, por kurrkush nuk ka me pas mundësi me e ndalë Kosovën deri në vendin e merituar që i takon si e drejtë e shqiptarëve", tha ai.

Këto komente Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë në tubimin përkujtimor për Dëshmorët e Kombit: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidin e UÇK-së, Enver Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat