Njëjtë si para 20 vitesh, Majko pret shqiptarët e Kosovës në kufi

Aktuale

Njëjtë si para 20 vitesh, Majko pret shqiptarët e Kosovës në kufi

Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:41
Njëjtë si para 20 vitesh, Majko pret shqiptarët e Kosovës në kufi

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, sot mori pjesë sot në ceremoninë e 20-vjetorit të “Batalionit të Atlantikut”. Në këtë përvjetor jubilar, ish-anëtarët dhe qytetarë të tjerë nga Kosova përshkruan të njëjtin rrugëtim si dy dekada më parë, kohë kur luftonin për lirinë e Kosovës.

Ministri Majko në mënyrë simbolike i ka pritur sërish pjesëtarët e Batalionit dhe qytetarët e tjerë, në pikën kufitare të Kukësit, ashtu si dy dekada me parë, por tashmë në një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Image

Ai deklaroi se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare.

“Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish-Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt”, deklaroi Majko.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Në kujtim të eksodit të vitit '99 dhe “Batalioni i Atlantikut”, Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën “Eksod ‘99” si çdo vit bënë pritjen simbolikë të shqiptarëve të Kosovës në Morinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat