Kërkohet ndryshimi i emrit të Agjencisë Kundër Korrupsion

Aktuale

Kërkohet ndryshimi i emrit të Agjencisë Kundër Korrupsion

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:38
Pamje nga takimi

Në Komisionin për Legjislacion dhe Mandate, Imunitete është shqyrtuar raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2018.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, tha se 98 për qind e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë deri më 1 prill, kur ka qenë afati i fundit.

"Janë ngritur 90 aktakuza, janë shqiptuar 56 aktgjykime dënuese në prokuroritë lidhur me kallëzime penale të ngritura nga agjencia. Në këto kallëzime përfshihen çështja e veprave penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kallëzim i rrejshëm i pasurisë etj. Deklarimin e pasurisë kanë pasur 4737 zyrtarë, 4660 e kanë deklaruar, 88 për qind prej tyre. 77 nuk e kanë deklaruar, 15 e kanë deklaruar me vonesë", tha ai.

Ndërsa, kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu tha se janë të shqetësuar me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ku sipas saj, që një vit ka hyrë në fuqi, por Komuna e Prishtinës nuk e zbaton.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsion kishte debate edhe lidhur me emrin e kësaj agjencie.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pyetur kreun e AKK-së se ‘a mendoni që emri i agjencisë është në rregull dhe a mendoni që duhet ekzistojë".

Havolli tha se pajtohet për ndryshimin e emrit, pasi ajo duhet të quhet agjencia për parandalimin e korrupsionit.

"Agjencia nuk është e imja. Pajtohem për ndryshimin e emrit. Duhet të quhet agjencia për parandalimin e korrupsionit. Ajo duhet ende fuqizuar, pasi pa hetime nuk mund të funksionojë", u shpreh Havolli.

Deputeti Gashi tha se është mirë që të riemërohet ky institucion, pasi sipas tij ka pasur ngatërresa në mision dhe qëllim./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat