Hoti: PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike

Aktuale

Hoti: PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike

Nga: A.SH Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:02
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar PAN-in duke thënë se po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike

Ai ka shkruar se ata po i shfrytëzojnë dy situata:
E para, Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, sepse i konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet.
E dyta, PSD-ja duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu, shkruan Hoti në llogarinë e ij në Facebook.

Postim i plotë:

PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke shfrytëzuar dy situata.
E para, Lista Serbe nuk e mbështet rrëzimin e Qeverisë, sepse i konvenojnë institucione të brishta pa legjitimitet.
E dyta, PSD-ja duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu. Sikur PSD-ja të qëndronte bashkë me opozitën, sot do të kishim një qeveri të re të udhëhequr nga partitë që sot janë në opozitë.

Pavarësisht kësaj, ndërrimi i pushtetit do të ndodhë së shpejti, veçse dëmet ndaj shtetit të Kosovës janë rritur nga shtatori e këndej. Do të na duhet më shumë kohë dhe energji për të rikuperuar këto dëme, si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhëniet me miqtë tani, dhe pastaj për t’i hapur rrugë stabilizimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat