Mehmet Zenka: "Kosova është lider në Ballkan për drejtat e pakicave, ka një mangësi për të cilën fajtore është Serbia "

Aktuale

Mehmet Zenka: "Kosova është lider në Ballkan për drejtat e pakicave, ka një mangësi për të cilën fajtore është Serbia "

Nga: Fatmir Beka Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:03
Ilustrim

Ministri i i drejtave të njeriut në qeverinë malazeze ka thënë se “ pakicat në Kosovë kanë më shumë të drejta se në Malin e Zi”, shkruan “Veçernje novosti” transmeton “Bota Sot”.

Zenka në Ulqin ka theksuar se “Evropa fol në superlativ për gjendjen dhe respektimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi, por Kosova është lider në Ballkan në respektimin e pakicave”.

"Nëse shkojmë në Evropë, atëherë duhet të dëgjojmë çka mendon Evropa për neve, e kjo është se jemi shumë para vendeve tjera ballkanike dhe atë sipas të gjitha kritereve. Por ka një të vërtetë, kemi shtetin e Kosovës, ku pakicat kanë më shumë të drejta se në Malin e Zi”, ka thënë Zenka duke hap shkollën e studimeve politike në këtë qytet bregdetar.

Sipas vlerësimit të tij "Kosova" ka vetëm një minus, e kjo është që malazezët ende nuk janë kategori kushtetuese. "Por për këtë nuk është faji te politikanët e Kosovës, por tek politika serbomadhhe ", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat