Hoti: Për legjitimitetin e institucioneve të Kosovës, duhen zgjedhje të lira

Aktuale

Hoti: Për legjitimitetin e institucioneve të Kosovës, duhen zgjedhje të lira

Nga: A.SH Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:30
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pëmes një postimi në facebook ka shkruar se, duhet të legjitimohen institucionet e Kosovës përmes zgjedhjeve të lira, sepse nuk janë legjitime. Dëshmia më e qartë e mungesës së legjitimitetit shihet në Kuvend, ku pikat e papërfunduara sillen nga një seancë në tjetrën nga qershori i vitit të kaluar.

Postimi i plotë:

Duhet fillimisht të legjitimohen institucionet e Kosovës përmes zgjedhjeve të lira, sepse nuk janë legjitime. Dëshmia më e qartë e mungesës së legjitimitetit shihet në Kuvend, ku pikat e papërfunduara sillen nga një seancë në tjetrën nga qershori i vitit të kaluar.

Ata që në zgjedhje të lira fitojnë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Kosovën, të njëjtit duhet ta përfaqësojnë Kosovën në dialogun me Serbinë.

Të jetë e qartë për të gjithë se dialogu me Serbinë nuk do të përfshijë rishikimin e shtetit të Kosovës, por normalizimin e marrëdhënieve me një shtet që nuk po na njeh. Vetëm kaq.

Pozitë dhe opozitë duhet të jenë bashkë në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat