Nuredin Lushtaku tregon se a do ta sfidojë Sami Lushtakun

Aktuale

Nuredin Lushtaku tregon se a do ta sfidojë Sami Lushtakun

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:32
Sami Lushtaku

Duket që Sami Lushtaku do të jetë i vetëm në garën për të parin e degës së PDK-së në Skenderaj, pasi që kushëriri i tij, Nuredin Lushaku, nuk planfikon që t’i futet kësaj ‘lufte’.

Këtë e ka konformuar vetë Nuredin Lushtaku, i pyetur se a do të kandidojë për kryetar të degës.

“Nuk kam naj plan për atë punë” ka thënë ai shkurt.

Ndërkohë i pyetur rreth parregullësive dhe incidenteve që janë raportuar përgjatë zgjedhjeve në nëndegë, Nuredin Lushtaku thotë se për mund të flasin nga komisioni zgjedhor.

“Sa i përket konflikteve dhe ndërprerjeve mund ta thirrni komisionin zgjedhor me iu inform. Në dy fshatra janë anulu votimet. Thirrne komisionin ata ju njoftojnë”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari aktual i Komunës së Skenderajt.

Në anën tjetër, Sami Lushtaku, e ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj, pasi të dielën kanë përfunduar zgjedhjet nëpër nëndegë, dhe pas pak ditësh pritet që të mbahet Kuvendi ku do të zgjedhet kryetari i ri i degës në Skenderaj.

Në një bisedë gjatë të premtes, Sami Lushtaku, ka thënë se inkurajon të gjithë të interesuarit që të kandidojnë për kryetar të kësaj dege.

Ndërkohë i pyetur rreth përplasjeve që kanë pasur me kushëririn e tij, Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku ka mohuar të ketë pasur diçka të tillë, duke treguar se kanë respekt reciprok.

Lushtaku madje thoshte se nëse rasisht do të humbte garën për kryetar të kësaj dege, do t’ia zgjaste dorën fituesit.

Sa i përket garës për të parin e PDK-së, Sami Lushtaku, ka treguar se nuk ka pretendime , dhe se e mbështet Kadri Veselin edhe për një mandat.

Partia e Veselit ka kohë që ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor. Konventa e Përgjithshme ku do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë, do të mbahet në fund të muajit prill apo në fillim të majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat