Hoxha: Në takimin e Nivelit të Lartë të Mekanizmit për rastet e shënjestruara

Aktuale

Hoxha: Në takimin e Nivelit të Lartë të Mekanizmit për rastet e shënjestruara

Nga: Z.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:49
Foto nga takimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar me e Nivelit të Lartë të Mekanizmit për rastet e shënjestruara (track-records), ku ishin të pranishëm edhe bartës të përgjegjësive rreth këtyre rasteve, ajo thotë se, kemi dakordim të plotë për vazhdimin e progresit për rastet e shënjestruara, përcjell “Bota sot”.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, rastet e shënjestruara janë ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit andaj edhe gjithë vëmendja jonë është te ky mekanizëm.

Postimi i plotë:

Në takimin e Nivelit të Lartë të Mekanizmit për rastet e shënjestruara (track-records), ku ishin të pranishëm edhe bartës të përgjegjësive rreth këtyre rasteve, kemi dakordim të plotë për vazhdimin e progresit për rastet e shënjestruara.

Rastet e shënjestruara janë ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit andaj edhe gjithë vëmendja jonë është te ky mekanizëm.

Nga 51 raste të shënjestruara, me aktakuzë janë 38 raste, me aktgjykim të shkallës së dytë 10 raste, me aktgjykim të shkallës së parë 11 raste, në fazën e gjykimit janë 16 raste. Nga këto raste, 317 persona janë të akuzuar, 61 persona të dënuar, 41 persona janë liruar, derisa për 6 persona është hedhur akuza.

#DhurataHoxha #MIE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat