KQZ-ja emëroi anëtarët e komisioneve komunale të zgjedhjeve për komunat veriore

Aktuale

KQZ-ja emëroi anëtarët e komisioneve komunale të zgjedhjeve për komunat veriore

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:52
Valdete Daka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen ku ka marr vendim për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka  bëri të ditur se pas autorizimit në mbledhjen e kaluar i është dërguar shkresa zyrtare Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë lidhur me angazhimin e këtij misioni në rolin këshillues në këto zgjedhje. Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se kjo letër është e formatit të njëjtë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në mbledhjen e ditës së hënë, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që misioni i OSBE-së në Kosovë të ketë rol vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e vendvotimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat