Krasniqi-Hotit: Nuk rrëzohet qeveria me vajtime

Aktuale

Krasniqi-Hotit: Nuk rrëzohet qeveria me vajtime

Nga: A.SH Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:21
Frashër Krasniqi

Pas një statusi të deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili ka akuzuar PSD se kjo e fundit duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë duke e mbështetur atë në situatat më kritike, siç ishte buxheti dhe dialogu, për këtë ka reaguar deputetit nga radhët e PSD-së Frashër Krasniqi, duke iu kundërpërgjigjur se nga dështimet e strategjisë së suaj, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së.

Ai përmes facebook ia ka kujtuar Hotit se, tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat.

Postimi i plotë:

Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së.

Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat.

Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin. Nuk rrëzohet qeveria me vajtime ☹

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat