Hahn: Ivanov të mos ndërhyjë në procedurat gjyqësore

Aktuale

Hahn: Ivanov të mos ndërhyjë në procedurat gjyqësore

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:01
Johannes Hahn

Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn i kërkoi Gjorgje Ivanovit të qëndrojë larg proceseve gjyqësore.

Në atë frymë, ishte përgjigjja e tij në intervistën për gazetën Nezavisen, i pyetur për kërkesat e amnistisë për 27 prillin.

“Ashtu si në rastet e mëparshme të ngjashme, unë vetëm mund t’i apeloj Presidentit në largim që të qëndrojë larg dhe të mos ndërhyjë në procedurat gjyqësore”, tha Hahn.

Kabineti i presidentit në largim Ivanov ka heshtur për më shumë se një javë për kërkesat për amnisti.

Avokati Dragan Peshevski, i cili ishte i avokat i mbrojtjes i të pandehurit Gorançe Angelov-Qoseto, i cili u dënua me 12 vjet burg, thotë se të gjithë ata që nuk ishin të përfshirë në amnistinë e votuar në Kuvend, shpresojnë të falen nga Ivanov.

“Mund të konfirmoj për klientin tim se ai ka parashtruar një kërkesë, nuk e di nëse personalisht ose përmes familjes së tij, por jo zyrtarisht mund të konfirmoj që të gjithë të pandehurit në rastin e 27 prillit kanë paraqitur kërkesa për falje. Unë jam në përgjithësi kundër amnistive dhe kundër faljeve, por pasi e patëm tashmë ligjin e amnistisë, mendoj se kjo do të jetë një korrigjim i padrejtësisë së bërë me atë ligj”, tha ai.

Me vendimin e shkallës së parë për dhunën në kuvend, 16 të pandehur u dënuan me një total prej 211 vjet burg. Midis atyre që nuk ishin përfshirë nga amnistia ishin Mitko Çavkov, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Abdulfeta Alimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat