Haxhiu tregon shkakun pse u përplas me deputeten e PDK-së

Aktuale

Haxhiu tregon shkakun pse u përplas me deputeten e PDK-së

Nga: A.M. Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:54
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka treguar arsyen pse është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku në Komisionin për Legjislacion.

Ajo përmes një postimi ka shkruar se “arsyeja e përplasjes me deputeten e PDK ishte për shkak të insistimit të saj që ky projektligj mos të procedohet dhe t'i kalohet komisonit Ad Hoc”.

Postimi i plotë:

Komisioni për Legjislacion sot ka proceduar për shqyrtim në parim projektligjin për zgjedhjet me 6 vota për dhe 1 abstenim.

Ky projektligj parasheh lehtësime për të drejtën e votës për bashkatdhetarët dhe kjo duket që po i pengon PDK-së, por nuk do të arrijnë ta ndalin.

Për hirë të opinionit publik, më duhet të sqaroj se arsyeja e përplasjes me deputeten e PDK ishte për shkak të insistimit të saj që ky projektligj mos të procedohet dhe t'i kalohet komisonit Ad Hoc. Kjo do të nënkuptonte zgjatje të mëtejme të kësaj çështje dhe mosadresim të një kërkese dhe të drejte të bashkatdhetarëve tanë që e kanë pasur ndërvite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat