Reagon Naim Tërnava, thotë se nuk ka vjedhur asnjë cent

Aktuale

Reagon Naim Tërnava, thotë se nuk ka vjedhur asnjë cent

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:10
Naim Tërnava

Në kallëximin e ngritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, teologu kosovar Emin Behrami ka ngritur kallëzim penal ndaj myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Në kallëzimin e ngritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Behrami e akuzoi Tërnavën për vjedhjen e 300 mijë markave gjermane.

Ndaj Behramit ka reaguar myftiu Tërnava i cili ka thënë se këto janë shpifje që po i bëhen.

“Unë Myftiu i Kosovës sot në disa portale lexova shpifjen e radhës dhe tejet të ulët që mund ta bëj vetëm Emin Behrami. Unë botërisht deklaroj se asnjëherë nuk kam tërhequr nga bankat para në emër të Medresesë si drejtor i saj, dhe as tash si Myfti i vendit ngase kjo është punë e arkatarëve”, ka thënë Tërnava.

Ai ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet akuzave të Behramit me një kundërakuzë dhe do të kërkoj nga Prokuroria të merret me të.

“Unë nesër do ti bëj një kundërakuzë për shpifje Emin Behramit dhe do të kërkoj nga Prokuroria që të merret me këtë person i cili vazhdimisht vetëm shpif”, ka theksuar myftiu Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat