Tali: PSD heshtë ndaj akuzave të Glauk Konjufcës se Aida Dërguti ka qenë në SHIK

Aktuale

Tali: PSD heshtë ndaj akuzave të Glauk Konjufcës se Aida Dërguti ka qenë në SHIK

Nga: A.M. Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:57
Driton Tali

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë, Driton Tali ka thënë se Partia Socialdemokrate po heshtë pas akuzave se deputetja e kësaj partie ka qenë pjesë e ShIK-ut.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deputeti  i PDS-së, Dardan Molliqaj,  tashmë është bërë “parimor” po rrinë në të njëjtën parti me "kriminelen" Dërguti?!”.

Postimi i plotë:

PSD heshtë ndaj akuzave të Glauk Konjufcës se Aida Dërguti ka qenë në ShIK.

....

Para disa ditëve Dardan M tha "SHIK-u për mua ishte organizatë kriminale".

Tashti si u ba që ky "parimori" po rrin në të njejtën parti me "kriminelen" Dërguti?!

Si është ajo thënja e moçme: me kon rrin qështu je!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat