Pas Milaim Zekes, edhe Dardan Molliqaj e pyet Konjufcën për Burdushin

Aktuale

Pas Milaim Zekes, edhe Dardan Molliqaj e pyet Konjufcën për Burdushin

Më: 17 prill 2019 Në ora: 00:48
Glauk Konjufca, Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ia ka bërë një pyetje interesante shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë televizive.

“Unë kam pyetje për Glauk Konjufcën: Glauk, a ke qenë edhe sa herë ke qenë për vizitë tek Burdushi”, ka thënë Molliqaj në KTV.

“Kjo është çështje që duhet të sqarohet. Është skandaloze nëse një politikan kërkon shpëtim tek Burdushi”, është shprehur ai, duke iu referuar të ashtuquajturit mjek popullor, emri i vërtetë i të cilit është Hysni Peqani.

“Kjo çështje është kuptuar pasi që policia arrestoi Burdushin dhe kur ia sekuestruan materialet”, ka thënë Molliqaj.

Më herët, Molliqaj ka këmbëngulur në vërtetësinë e pohimit të tij se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat