Peticioni i FSPE-së diskutohet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Aktuale

Peticioni i FSPE-së diskutohet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të mbajë takimin e radhës në Kuvendin e Kosovës në ora 10:00.

Aty do të diskutohet lidhur me peticionin e Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë.

Në Komision janë ftuar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, përfaqësuesit e KEDS-it dhe përfaqësuesit e FSPE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat