Çka do të thonë gjithë këto mjekrra të PSD-së

Aktuale

Çka do të thonë gjithë këto mjekrra të PSD-së

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:38
PSD

Zyrtarët e PSD-së që kur kanë dalur nga Vetëvendosja pothuasje të gjithë kanë ndryshuar edhe imazhin e tyre, dhe e kanë bërë të njejtë. Mjekrrat e Shpend Ahmetit, Visar Ymerit, Frashër Krasniqit, Dardan Molliqajt, Fisnik Ismailit, Dardan Sejdiut, Dukagjin Goranit, Driton Çaushit, Sali Salihut, dhe Ylli Hoxhajt janë të ngjashme.

Mjekra ka qenë prej kohësh simbol i mençurisë dhe i pjekurisë. Kjo për shkak se zhvillohej vetëm me kalimin e pubertetit dhe cilësohej si veçori e karakterit të fortë.  Kjo gjetje psikologjike, mbase ka diçka edhe me deputetët e PSD-së, por mund të ketë edhe tjetër që ndoshta vetë ata do ta bëjnë publike më vonë.

Në Vetëvendosje nga ata dolën, simbolike ishin këmishat e bardha, herë me xhaketë dhe pa krevata, por mjekra nuk kishin, në njëfarë mënyre nuk ishte pjesë e kësaj uniforme.

Image
Shpendi, Visari, Dritoni, Salihu sa ishin në Vetëvendosje, ishin pa mjekër!

Pra, imazhet e tyre kaq të njejta nuk dihet se çka do të thonë në të vërtetë. Në fakt duken të uniformuara, gjë e cila mund të lidhet edhe me qëndrimet e tyre politike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat