Kurti e Konjufca takojnë ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Aktuale

Kurti e Konjufca takojnë ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:29
Foto

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me shefin e GP të VV-së, Glauk Konjufcën, kanë takuar gjatë ditës së djeshme, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje, bëhet e ditur se Kurti në këtë takim e ka falenderuar ambasadorin për ndërhyejen e NATO-s në vitin 1999, në Kosovë.

Po ashtu, thuhet se ambasadori turk, u shpreh i interesuar që t’i mësojë idetë dhe pikëpamjet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ja njoftimi i plotë:

Dje, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetari Albin Kurti bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar Glauk Konjufca pritën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çagri Sakar.

Kryetari Kurti falenderoi ambasadorin e Turqisë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 vjetëve, në njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës para 11 vjetëve, dhe, në ndihmën humanitare dhe mbështetjen me projekte zhvillimore. Ambasadori Sakar vlerësoi rolin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në skenën politike në Kosovë dhe shprehu interesimin për të mësuar për idetë, pikëpamjet dhe qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s.

Në takim të dy palët theksuan rëndësinë e mbarëvajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe avansimin e tyre sidomos në aspektin ekonomik.

Takimi njoftues me ambasadorin Sakar u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe Kurti e Sakar u pajtuan për të vazhduar edhe në të ardhmen me komunikim të vijueshëm dhe takime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat