Haradinaj donatorëve të jashtëm: Mos e zbehni përkrahjen për Kosovën

Aktuale

Haradinaj donatorëve të jashtëm: Mos e zbehni përkrahjen për Kosovën

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:30
Foto

Kryeministri Haradinaj tha se falë kësaj përkrahjeje,  Kosova është vend më i jetueshëm dhe ka progres edhe në aspektet reformative.

 Haradinaj pati edhe një porosi për donatorët.

“Mos u zhgënjeni nga ndonjë lëshim që mund të ketë në Kosovë, ose mos e zbehni përkrahjen për Kosovë. Nuk keni krijuar parazit por keni nxitë përparim”, tha Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera premtoi  Qeveria e tij  do të ndajë mjete për katedralen Notre Dame e cila u dogj ditë më parë.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha theksoi se si shtet më i ri dhe më proevropian është duke zbatuar MSA për t’i hapur rrugë integrimeve evropiane.

“Sigurisht që kemi sfida para nesh sikur cdo shtet në botë, mirëpo kemi synuar që mjetet e donacioneve të jenë të destinuara dhe të implementuara në projekte adekuate”, theksoi Hoxha.

Përfaqësuesja e BE për Kosovës Nataya Apostolova tha se donacionet e BE që janë rreth 100 milionë euro në vit, janë të destinuara për sundimin e ligjit, për ekonomi, për arsim, për bujqësi dhe energji. “Këto donacione vërtetë kanë ndihmuar jetët e qytetarëve në Kosovë. Ky forum është një mundësi të shohim arritjet dhe planifikimet për të ardhmen”, tha Apostollova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat