Zemaj: Si ndihet një punëtor që dikush në Trust i ka 5 mijë euro rrogë kurse për vete i ka 130 euro?

Aktuale

Zemaj: Si ndihet një punëtor që dikush në Trust i ka 5 mijë euro rrogë kurse për vete i ka 130 euro?

Më: 17 prill 2019 Në ora: 11:24
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka folur për pagën minimale ku ka thënë se Grupit Parlamentar i LDK-së do të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj çështje si për punëtorët e sektorit privat si për ata publik.

Ai edhe ka pyetur për atë se “si ndihet një punëtor që dikush në Trust i ka 5 mijë euro rrogë kurse për vete i ka 130 euro”

Shtoi se “ne takohemi me punëtorë të cilët kryejnë shërbime edhe në Kuvend. Janë pastrues të dinjitetshëm që me pagat e tyre mbajnë familje. Kjo temë duhet të ketë trajtim dinjitoz dhe jo vetëm të mekanizmave që është diçka populiste. Duhet një zgjidhje adekuate edhe për stabilitetin ekonomik.”

“GP i LDK-së do të ndihmojë në këtë proces që punëtorët çoftë në sektorin privat a publik të rregullohet pa përdorur mekanizma të cilët mund të lënë shije siç ishte rasti me sindikatat e arsimit”, tha ndër të tjera ai.
Ndryshe, paga minimale në Kosovë është 130 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat