Haradinaj tregon sa mund të rrisin pagën minimale

Aktuale

Haradinaj tregon sa mund të rrisin pagën minimale

Më: 17 prill 2019 Në ora: 11:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në seancë ku po diskutohet për rritjen e pagës minimale, tha se e kanë menduar si mundësi shifrën 239 euro si pagë minimale për kategorinë nën 35 vjeç.

Megjithatë, kryeministri ka thënë se e presin propozimin e Këshillit Ekonomik Social, dhe se Qeveria nuk ka të drejtë të paragjykojë propozimin.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Këshilli pritet të konstituohet nesër, dhe pritet pastaj që t’i  prezantojë Qeverisë propozimin.

Haradinaj ka thënë se do të diskutojnë në bazë të propozimin që marrin, por që e kanë menduar si mundësi pagën minimale 239 euro.  

Haradinaj: E kemi menduar koeficientin 1, pagën minimale 239 euro

“Këshilli që nga dita e nesërme mundet t’i propozojë Qeverisë për pagën minimale, që i bjen në afate kohore, në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, javën tjetër Qeveria mundet me marr vendim. Ne nuk kemi drejtë me paragjyku propozimin, por si kryetar qeverie e kam menduar koeficinetin 1.  239 është një bazë e nisjes së parë që kish qenë e respektueshme. Megjithatë nuk kemi të drejtë ne me dhënë numra sa na vjen propozimi, aty do të diskutojmë në bazë të propozimit që na vijnë. 239 e kemi menduar për kategorinë nën 35 vjeç, ideja është që mos me lënë pagë 239 po flas edhe një herë nën koeficientin 1”, tha ai.

Haradinaj tha se është momenti kohor i duhur për rritjen e pagës minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat