Veseli: Mund të falen shumë gjera, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar

Aktuale

Veseli: Mund të falen shumë gjera, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar

Nga: Z.B Më: 17 prill 2019 Në ora: 11:38
Foto nga vizita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar në Poklek tëDrenasit për të përkujtuar masakrën e kryer në këtë fshat nga ushtria dhe policia serbe, përcjell “Bota sot”.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat