Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka një thirrje për Aida Dërgutin

Aktuale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka një thirrje për Aida Dërgutin

Nga: N.H Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:01
Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti iu është kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës që e ka akuzuar atë se kishte qenë pjesë e SHIK-ut.

“Pas përfundimit të luftës unë kam qenë pjesë e operacionit Shigjeta, kemi dorëzuar armët na u është dhënë urdhër të vazhdojmë në zonat tona për të vazhduar kontributin dhe në këtë kuadër bashkë me ish-burrin tim në atë kohë kemi qenë të fejuar jemi lajmëruar në shtabin në Kolovicë ku ka qenë komandant ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi”, ka thënë ajo.

Në këtë debat, por nga rrjetet sociale, është përfshirë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Tali.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Dërgutit që ta dorëzojë postin e nënkryetares.

“Shuni se po flet për parime nënkryetarja e dhunshme e Kuvendit. Znj Dërguti, liroje njëherë postin që e ke uzurpu pastaj mbana ders për moral”, ka shkruar Tali në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat