Abdixhiku: Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës

Aktuale

Abdixhiku: Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës

Nga: N.H Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:38
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me vendimin për ndarjen e mjeteve nga Qeveria e Kosovës, për riparimin e katedrales së djegur Notre Dame në Paris.

Abdixhiku ka thënë se për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza - njëra 2 vjeçe e tjetra 18 - fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej

Ja shkrimi i tij:

Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë.

Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza - njëra 2 vjeçe e tjetra 18 - fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para - dhe shumë më shumë - nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat