Cili ambasador i Shqipërisë po e quan Thaçin gjarpër të shtëpisë për shkak të kufijve

Aktuale

Cili ambasador i Shqipërisë po e quan Thaçin gjarpër të shtëpisë për shkak të kufijve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:21
Hashim Thaçi

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Llauka ka bërë të ditur se të premten do të promovojë librin e tij të quajtur “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpi”, nga ku me këtë titull i referohet idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për shkëmbim të territoreve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Llauka përmes një shkrimi në Facebook, ndërkaq, ka thënë se përmes librit ka dhënë argumentet e tij për paqërndrueshhmërinë teorike të tezës së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës e Serbisë, si dhe kërcënimin real që paraqet për interesat kombëtare e shtetërore.

Lajmin e kanë bërë të ditur edhe shtëpia botuese, “Faik Konica”.

Image

“Shtëpia Botuese “Faik Konica” ka nderin që të ftojë të gjitha mediat e interesuara në promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. Kjo veprimtari zhvillohet të premtën, më 19 prill 2019, ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare, Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat