VV bën homazhe në Poklek e Çikatovë

Aktuale

VV bën homazhe në Poklek e Çikatovë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:39
Albin Kurti

Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Poklekut, ku u vranë e më pas u dogjën 54 shqiptarë civil të paarmatosur nga forcat serbe, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe në këtë fshat.

Homazhe kanë bërë edhe në Çikatovën e Vjetër ku u vranë 24 shqiptarë civil, njofton VV.

“20 vite më pas, ende nuk është vënë kurrfarë drejtësie për këtë krim e gjenocid të kryer nga Serbia. Derisa këto krime, e mosvënia e drejtësisë na rëndojnë zemrën e mendjen çdo vit, presidenti e të ngjashëm si ai, ende besojnë se mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë duke mos i përmendur këto krime”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Për të bërë homazhe në këto dy fshatra pjesë e delegacionit  të VV-së ishte edhe kryetari Albin Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat