Haradinaj: Shuma për Katedralen Notre Dame është simbolike – të kihet kujdes me deklaratat

Aktuale

Haradinaj: Shuma për Katedralen Notre Dame është simbolike – të kihet kujdes me deklaratat

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për mjetet që Kosova planifikon të ndajë që të ndihmojë në rindërtimin e Katedrales Notre Dame që u dogj pardje.

Ai ka thënë se shuma që do të ndajë Kosova do të jetë simbolike.

Madje për këtë Haradinaj ka bërë ftesë që të kihet kujdes me deklarata.

“Duhet qenë të kujdesshëm kur flasim kundër saj për shkak se Franca është vend mik dhe mijëra kosovarë jetojnë dhe punojnë në Francë”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat