Ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, Nezir Kraki ka reaguar lidhur me debatin se pse Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë mjete për Katerdralen e Parisit, e cila u dogj para dy ditësh.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të shpenzohet shumë për Francën por në raste të tilla simbolika është më e vlefshme se shuma e parave.
“Franca s’ka nevojë për pare por ne kemi nevojë për aleatë. E di qe jemi mosmirënjohës dhe paragjykues por edhe Franca kishte halle dhe nevoja te brendshme ne vitin 1999 kur i shpenzoi afër 1 miliard euro për luftën tonë. Ishte e dyta pas USA me avionë, buxhet dhe mobilizim ushtarak kundër Serbisë”, ka thënë ai.
Më tej, Kraki rikujtoi se e di që disa do ta kujtojnë rastin e atij francezit që i jepte informata Serbisë por kjo nuk e shlyen të verteten e faktuar tashmë se Franca mobilizoi 60 avionë për neve dhe pilotet francezë realizuan afër 4 mije fluturime mbi Kosovë e Jugosllavi.
“… kështu që, shoqnisht, mos tregoni përralla ne fb dhe mos shitni ndjenja sociale për llajka”, është shprehur ai.