Hoti: A ka pasur nevoje Franca për ndihmën e Kosovës për rekonstruimin e Katedrales?

Aktuale

Hoti: A ka pasur nevoje Franca për ndihmën e Kosovës për rekonstruimin e Katedrales?

Nga: A.M. Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:32
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka  ndarë mjete për të për Katedralen e Parisit, Notre-Dame.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Franca nuk ka pasur nevojë për këtë mjete, por kjo tregon se si shtet dhe shoqëri vlerësojmë trashëgiminë kulturore botërore

Postimi i plotë:

Katedralja Notre Dame eshte pasuri e kultures boterore. Te gjithe e kemi pare me pikellim shkaterrimin e ketij simboli te civilizimit dhe kultures.

A ka pasur nevoje Franca per ndihmen tone kaq simbolike per rekonstruimin e Katedrales? Sigurisht se jo.

Me ndarjen e ketyre mjeteve, a tregojme ne si shoqeri dhe shtet se e vleresojme trashegimine kulturore boterore, si dhe mbeshtetjen qe kemi pasur ne momente kritike te ekzistences tone nga shteti mik Franca? Sigurisht se po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat