Ramadani: Dhimbja e popullit të Kosovës ndjehet në secilën ditë

Aktuale

Ramadani: Dhimbja e popullit të Kosovës ndjehet në secilën ditë

Nga: Z.B Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:19
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka përkujtuar 53 të rënët e Poklekut të Drenicës, ku forcat serbe kanë vrarë e masakruar dhe dogjën fëmijë, gra e pleq, civilë të paarmatosur të fshatit, përcjell “Bota sot”.

Ramadani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, përkujtimi për ta nën lot dhe emocion të jashtëzakonshëm, është një moment më shumë për ta menduar sa e përgjakshme ka qenë rruga jonë drejt lirisë

“Dhimbja e popullit të Kosovës ndjehet në secilën ditë. Sakrifica e popullit të Kosovës për liri ka qenë e jashtëzakonshme.

Sot, përkujtuam 53 të rënët e Poklekut të Drenicës, ku forcat serbe vranë, masakruan dhe dogjën fëmijë, gra e pleq, civilë të paarmatosur të fshatit.
Përkujtimi për ta nën lot dhe emocion të jashtëzakonshëm, është një moment më shumë për ta menduar sa e përgjakshme ka qenë rruga jonë drejt lirisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkuar ai.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat