Daçiq: Nuk do pranohet asnjë zgjidhje për Kosovën pa konsultim me Rusinë

Aktuale

Daçiq: Nuk do pranohet asnjë zgjidhje për Kosovën pa konsultim me Rusinë

Nga: F. B. Më: 17 prill 2019 Në ora: 18:28
Ivica Daçiç

Qëndrimi i Serbisë është i qartë- kur Prishtina të heq taksat, atëherë mund të vazhdohet dialogu ka deklaruar në Moskë ministri serb Ivica Daçiq, shkruan “politika” transmeton “Bota sot”, duke shtuar se ende është larg të flitet për zgjidhjen e përhershme, pasi konkretisht nuk është diskutuar asnjë propozim.

Ai nënvizoi se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për Kosovën apo problemet tjera të hapura në regjion pas konsultim me Serbinë, sepse ajo nuk mund të mbroj interesin shtetëror dhe kombëtar pa Rusinë.

Ai shtoi se Serbia absolutisht pajtohet me qëndrimin se KS i OKB-së duhet të verifikoj secilën marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Daçiq përkujtoi se qëndrimi i disa vendeve perëndimore është që të hiqet tema e Kosovës nga rendi I ditës së KS të OKB-së dhe hiqet misioni I UNMIK-ut, ndërkohë që për BiH së paku dy herë në vit debatohet.

“Nuk duan që të bisedohet hapur dhe propozojnë mbledhje të mbyllura që sa më pak të debatohet dhe që të bëhet presion tek ne. Nuk mund të hyni në BE, nuk mundeni këtu, atje derisa nuk pranoni pavarësinë”, tha Daçiq që po qëndron në Rusi.

Nga ana tjetër ai shprehet se Serbia nuk mund të pranoj aktet e njëanshme të Prishtinës. „Nëse dikush do dialog edhe kompromis, Serbia është e gatshme për kompromis. Nëse dikush nuk do kompromis edhe ne do vazhdojmë luftën tonë dhe jam i sigurt se do të kemi mbështetjen e Rusisë”, tha Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe para së gjithave BE “nuk detyron” Prishtinën të përmbush obligimet nga marrëveshja e Brukselit po zakonisht shkon me “idenë dhe logjikën e sjelljes së akteve të njëanshme dhe krijon realitet të ri politik”.

Askush sipas Daçiq nuk përmend formimin e Asociacionit, as për formimin e ushtrisë, ndërkohë që Prishtina tash kërkon diçka për heqjen e taksës.

Sipas tij për shkak të “hapave dhe vendimeve të gabuar të pushteteve të kaluara” përkatësisht Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremip është arritur rezoluta e OKB që dialogu të bartet në Bruksel, ndërsa kaluan 5 vite nga marrëveshja e Brukselit dhe ende nuk është formuar asociacioni i komunave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat