Kur Delegacioni Amerikan vizitoi Kosovën dhe u takua me Rugovën në vitit 1990

Aktuale

Kur Delegacioni Amerikan vizitoi Kosovën dhe u takua me Rugovën në vitit 1990

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:56
Pamje nga video

Ishte maji i vitit 1990, kur një delegacion i SHBA-ve, me në krye kongresistet DioGuardi dhe Lantos vizituan Kosovën.

Delegacioni amerikan ishte takuar në Kosovë me ish-presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën.

Në një video dërguar në redaksinë e gazetë “Bota sot”, nga Faton Bislimi, anëtar i bordit dhe këshilltar kryesor politik i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dëgjohen diskutimi për Kosovën dhe një prezantim i dr. Hajrullah Goranit në emër të sindikatave dhe punëtorëve të Kosovës.

“Sidoqoftë, puna e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane për kauzën kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti për tri dekada rresht nuk ka përfunduar ende. Gjersa ne sjellim në kujtesë rolin unik te Ligës Qytetare të udhëhequr nga Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi gjatë kësaj periudhe kohore, ju kërkojmë qe të përkrahni Ligen Qytetare sot ashtu qe ne të vazhdojmë këtë punë madhore për të gjithë popullin shqiptar”, thekson Faton Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat