Haliti: Nuk pranova të shkoj në betimin e të quajturve FARK

Aktuale

Haliti: Nuk pranova të shkoj në betimin e të quajturve FARK

Më: 17 prill 2019 Në ora: 21:49
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka hedhur poshtë mundësinë e ekzistimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Për këtë Haliti është shprehur se nuk është në dijeni që ndonjëherë ka pasur FARK pasi sipas tij nuk ekziston as një argument i vetëm për këtë punë.

“Nëse e kanë pas uniformën e UÇK-së nuk kanë mundur të jenë FARK. Nuk pranova të shkoj në betimin e të quajturve FARK. Nuk kanë pasur njerëz, nuk kanë pasur as armatim. Në territorin e Kosovës nuk ka pas FARK”, ka deklaruar Haliti për Dukagjinin.

Ai më tej e ka quajtur të glorifikuar numrin prej 1200 serbëve të vrarë nga serbët në Betejën e Koshares dhënë nga ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hysen Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat